Qytetarët e RMV-së ankohen për çmimet e ilaçeve: Shpenzojmë mijëra denarë nga xhepi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga një mijë deri në 6000 denarë qytetarët harxhojnë nga xhepi për ilaçe të ndryshme, nisur nga ato më të thjeshtat e deri te terapitë e rregullta për sëmundje kronike. Qytetarët ankohen për çmimet e larta të barnave, duke thënë se të pakta janë ilaçet që i mbulon Fondi Shëndetësor.

“Ja këto i marr 1500 denarë. Po privat i blej, 2000 denarë këto kushtojnë por unë i blej në Kosovë 1500, d.m.th. më lirë. 4000-5000 denarë në muaj harxhoj vetëm për ilaçe, edhe gruaja po ashtu njëjtë. Disa janë me recetë por janë të pakta, shumicën i marrim privat… katastrofë… pensionet 250 euro i kemi”.

“Mendoj se ilaçet për diabet duhet të jenë pa pagesë pasi janë të patjetërsueshme për pacientët, njeriu nuk mund të jetojë pa to”.
“Në bazë mujore unë dhe gruaja ime harxhojmë rreth 1800-2000 denarë edhe atë me librezë…Pagat 12.000 denarë ndërsa 2000 vetëm ilaçe harxhojmë, për rrymë, apo për diçka tjetër asgjë nuk mbetet”.

“Sa harxhoni për ilaçe? Shumë, rreth 50 euro. Për zemrën marr terapi, siç i gjen, përmes Fondit apo ndonjëherë privat, për shëndetin kur bëhet fjalë gjejmë zgjidhje”.

Advertisement

“Shtrenjtë, ilaçet te ne janë shtrenjtë…për kushtet tona madje janë shumë shtrenjtë për Evropë jo.. dhe të gjitha janë jashtë listës pozitive. 2000 deri në 3000 denarë harxhoj në bazë mujore për ilaçe. Këtë muaj kam harxhuar më shumë se kisha në gjunjë një intervenim dhe gjithçka ishte privat ta blesh. Unë që jam pensionist, buxhetin tim e rëndon tej mase”.

“Sa harxhoni për ilaçe? Në muaj harxhoj 2000- 3000”.

Rritja e fundit e një numri të konsiderueshëm të barnave ka ndodhur në muajin qershor dhe muajin maj madje për 30%. Më së shumti rritje të çmimit kanë pësuar barnat analgjetik, ato për tension të lartë të gjakut si dhe barnat për gjakun. Ndërkohë që suplementet kanë pësuar rritje prej 20%. Rritja rapide e çmimit të barnave më e theksuar është që nga pandemia ku disa ilaçe kanë pësuar rritje madje 100% të çmimit. Analgini nga 35 denarë sa ka kushtuar para 3 viteve, tani është 70 denarë ndërkaq ngjashëm është dhe paracetamoli nga 12 denarë tani është 20, Kaffetin nga 55 në 80 denarë, Vitamina C nga 30-40 denarë. Ministria e Shëndetësisë nuk u përgjigj nëse rritja do të vazhdojë të ndodhë edhe gjatë periudhës së ardhshme dhe nëse mendojnë për lehtësime për pacientët. /Alsat.mk

The post Qytetarët e RMV-së ankohen për çmimet e ilaçeve: Shpenzojmë mijëra denarë nga xhepi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy