Qytetarët në Maqedoni pre e mashtrimit “BigCommerce”, nuk ka shpresa për kthimin e parave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditëve të fundit “BigCommerce” është bërë temë aktuale në Maqedoninë e Veriut, pasi disa qytetarë janë mashtruar në këtë platformë elektronike, të cilët kanë investuar para me qëllim që të njëjtat t’i shumëfishojnë.

Në rrjetet sociale kanë dalur shumë qytetar, të cilët thonë se kanë rënë pre e këtij mashtrimi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti, në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur rreth kësaj çështje, ndërsa deklaroi se kjo platformë origjinën nuk e ka në Maqedoninë e Veriut.

Ai gjithashtu tha se shteti nuk ka mënyra për t’i ndaluar këto lloj mashtrimesh.

Advertisement

Studiuesi i shkencave kompjuterike Fida Iseni, tha se “BigCommerce” është investim në diçka që mund të zhduket aty për aty. Ai vlerëson se për momentin bursa e kriptomonedhave ka rënë.

“Edhe nëse kthehet, sërish do të bie. Për momentin mund të them se ka rënë. Më vjen keq ta them se do të ketë shumë persona që thonë se kanë rënë pre e këtij mashtrimi, por fatkeqësisht shpresat janë të vogla. Kjo është më e keqe sepse nuk njohim as njerëzit”, tha Iseni.

Fida Iseni së bashku me Llokman Mustafa, janë skeptik se paratë e investuara në “BigCommerce” mund të kthehen ndonjëherë.

Në polici nuk ka paraqitje për mashtrim nga “BigCommerce”, por bëjnë apel që qytetarët të kenë kujdes kur t’u ofrohen përfitime joreale./Telegrafi/

Advertisement

Qytetarët në Maqedoni pre e mashtrimit “BigCommerce”, nuk ka shpresa për kthimin e parave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy