Qytetarët nesër do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës në linjë telefonike pa pagesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ditën e mbajtjes së rrethit të dytë për zgjedhjen e presidentit të shtetit dhe zgjedhjet kuvendare, nesër nga ora 07:00 deri në orën 19, në zyrën e Avokatit të Popullit, qytetarët do të mund të denoncojnë çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike falas 0800 54321.

Krahas linjës telefonike falas, qytetarët do të mund të raportojnë personalisht për shkeljen e të drejtës së votës në zyrën qendrore në Shkup, e cila gjendet në rrugën “Maqedonia” nr. 19, në objektin e TD “Makosped” (përballë Shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës).

Me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në votim, Avokati i Popullit do të ndërmerr masa të menjëhershme për veprim efektiv nga organet kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera që janë të obliguara t’u ofrojnë mbrojtje qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre të garantuar të votës.

Qytetarët nesër do të mund të paraqesin shkeljen e të drejtës së votës në linjë telefonike pa pagesë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy