Disa qytetarë mbi 77 vjeç, nga grupi i parë që janë vaksinuar me AstraZeneca, deklaruan se nuk kanë qenë në dyshime para se të vijnë në pikën e vaksinimit, përkundër shumë informacioneve për efektet anësore të saj.

Qytetarët e moshuar për “A1on”, thanë se shpëtimi i vetëm është që sa më shumë njerëz të imunizohen dhe t’i vijë fundi pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në kushtet kur nuk kemi vaksina, më mirë është ta marrim AstraZeneca, se sa asnjë. Në media ka informacione të ndryshme në lidhje me atë se ekzistojnë rreziqe për shëndetin e njeriut dhe pasoja të dëmshme, por megjithatë duhet të merren me rezerva”.

“Vaksinën duhet ta shikojmë si shpëtim, e jo si të keqe. Porosis që sa më shumë qytetarë të vaksinohen, të dalim sa më shpejtë të jetë e mundur nga kjo situatë”, thanë qytetarët që e morën vaksinën AstraZeneca.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë derisa qytetarët e moshuar u vaksinuan për herë të parë me AstraZeneca, punonjësit shëndetësor e morën dozën e dytë të vaksinës ruse “Sputnik V”.

Ata që sot ishin në klinikën “Jane Sandanski” thanë se kjo vaksinë për momentin nuk ka asnjë reaksion.

Ndryshe, vaksinimi i personave mbi moshën 77 vjeçare bëhet me 24 mijë dozat e para AstraZeneca, të cilat gjatë fundjavës arritën në RMV.

Ndërkohë autoritetet shëndetësore përgatiten për vaksinim masiv, i cili sipas paralajmërimeve duhet të fillojë nga java e ardhshme në sallën sportive “Boris Trajkovski” me vaksinën kineze të kompanisë “Sinofarm”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qytetarët që u vaksinuan: Në kushte kur nuk ka vaksina, më mirë ta marrim “AstraZeneca” shkruan Telegrafi.