Pas kësaj, me reagim me shkrim dolën nga Qyteti i Shkupit.

Shkruajnë se Ura e Bulevardit Bellasica nga sot do të jetë e hapur për qarkullim të mjeteve të lehta vetëm në dy korsitë fundore, ndërsa dy korsitë e mesme do të jenë të hapen në momentin e përfundimit të punimeve ndërtimore nga EMV.

Nga kabineti i kryetares Danella Arsovska shtojnë po ashtu se ekspertiza e bërë ka treguar se ura nuk ka dëmtime konstruktive që cenojnë sigurinë.

Ka një çarje sipërfaqësore në shtresën e jashtme të betonit në pjesën e mesme të njërës anë të urës, e shkaktuar nga djegia e izolimit të tubave të ujit të ngrohtë të EMV-së, të cilat EMV do t’i riparojë për të vendosur tuba të rinj, si detyrim i tyre për të mundësuar furnizimin e pandërprerë të qytetarëve të qytetit me energji termike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Qyteti i Shkupit për urën “Bellasica”: Do të hapen vetëm dy korsi për qarkullimin e mjeteve të lehta appeared first on Telegrafi.