Bashkia e Shkupit: Ditët në vijim do të vendoset nëse ura “Bellasica” do të lëshohet për përdorim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ura “Bellasica” është duke u riparuar dhe në ditët në vijim do të vendoset nëse do të kthehet menjëherë në përdorim, apo do të ketë ndonjë ndërhyrje para se të vihet në përdorim. Nga Bashkia e Shkupit njoftojnë se nga ekspertiza duhet të konstatohet nëse ka ndonjë dëmtim konstruktiv të urës.

Nga aty thonë se ura është mbyllur për masa paraprake, derisa të merret siguria nga institucionet përkatëse se është e sigurt apo se duhet ndërhyrje. Ndaj, siç thonë nga Bashkia, është e pavlerë që dekanët, ekspertët e paidentifikuar si dhe “burimet” e paidentifikuara të shkaktojnë panik te qytetarët.

“Me këtë duam të demantojmë dezinformatat dhe narrativat e përgjithshme të mediave që e shfrytëzojnë këtë situatë për të ndjekur një agjendë politike që në asnjë mënyrë nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.

Bashkia i bën apel publikut, mediave dhe atyre që duan ta quajnë veten ekspertë që të mos shkaktojnë panik në opinion me deklarata të kota që nuk bazohen në asnjë informacion, ekspertizë apo hulumtim./Telegrafi/

Advertisement

Bashkia e Shkupit: Ditët në vijim do të vendoset nëse ura “Bellasica” do të lëshohet për përdorim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy