
Presidenti bullgar Rumen Radev i ka bërë thirrje Hungarisë që ta bindë Maqedoninë e Veriut të bëjë ndryshime kushtetuese, të cilat ai i quan të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raportoi “BGNES”.
Radev thotë se diskutoi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së me presidentin hungarez Tamás Suljok.
“Bullgaria mbetet motori i këtyre proceseve dhe ne i mbështesim fqinjët tanë në rrugën evropiane. I bëra thirrje palës hungareze, e cila ka marrëdhënie gjithnjë e më miqësore me Maqedoninë, që të bindë vëllezërit tanë se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian janë një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në BE”, tha Radev pas takimit me Suljok.
Sipas Radevit, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar dialogun konstruktiv./Telegrafi/