Radev: Integrimi i RMV-së ka ngecur, por mund të zhbllokohet me përmbushjen e disa kritereve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sapo përfundoi mbledhja e Këshillit të Sigurisë në Bullgari i thirrur nga Presidenti Radev. Në konferencën për media e cila përfundoi para pak minutash, Radev tha se integrimi evropian i Shkupit ka ngecur por në mënyrë që ky proces të zhbllokohet Maqedonia duhet të përmbush disa kritere.

Ai tha se procesi nuk duhet të kushtëzohet me afate, por me përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Radev megjithatë tha se në disa sfera progresi është i mundur, gjë që do të ndihmonte në kthimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjes përfundimtare.

Radev tha se Sofja pajtohet që Tirana të nisë negociatat me Bashkimin Evropian, pavarsisht nga zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

“Rëndësi të veçantë kanë projektet që sigurojnë lidhje infrastrukturore, transporti, lidhje energjetike dhe digjitale, me theks të veçantë Korridori 8. Një gjë e tillë do të ndihmonte në shmangien e ngërçit mes të dyja shteteve, dhe do të nxiste procesin e negociatave. Zgjidhja e çështjeve të hapura politike do ta përmirësojë progresin në të gjitha këto sfera”, tha Radev.

Advertisement

 

Radev: Integrimi i RMV-së ka ngecur, por mund të zhbllokohet me përmbushjen e disa kritereve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy