Radev: Maqedonia e Veriut ka shumë ndikim në institucionet evropiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti bullgar Rumen Radev ra në konflikt me institucionet evropiane për shkak të politikës ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai sot u dërgoi një mesazh të ashpër liderëve evropianë, pasi shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borell, disa orë më parë deklaroi se nga perspektiva evropiane, nuk ka asnjë pengesë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, shkruan portali bullgar “Mediapool”.

Radev reagoi dhe akuzoi Shkupin për lobim dhe thotë: “Asnjëherë më parë nuk i është lejuar një vendi kandidat për anëtarësim të ketë një ndikim të tillë në punën e institucioneve evropiane”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vend që të punojë për përmbushjen e kushteve, Shkupi edhe një herë vë bast në lobim aktiv për të mbuluar mungesën e vullnetit politik për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit. Sulmet dhe gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë po intensifikohen, futen “lista të zeza” për ndalimin e hyrjes së qytetarëve bullgarë, shkelen të drejtat e komunitetit bullgar – raste të dhunës fizike, malltretime administrative dhe gjyqësore të njerëzve me vetëdije bullgare po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë, zjarrvënie dhe të shtëna në klubet e tyre kulturore, kërcënime të vazhdueshme ndaj vendeve të punës vetëm pse janë bullgarë”, thekson Radev në një letër drejtuar liderëve dhe institucioneve evropiane.

Qeveria e re e Nikollaj Denkov deklaroi se dëshiron të qetësojë situatën dhe bëri thirrje për qëndrim të ngjashëm edhe nga Shkupi, për të avancuar integrimin evropian./Telegrafi/

Advertisement

Radev: Maqedonia e Veriut ka shumë ndikim në institucionet evropiane shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy