Rama publikon fotografi me Kovaçevskin, ironizon me pritshmërinë nga BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama publikon fotografi me Kovaçevskin, ironizon me pritshmërinë nga BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi së bashku me liderin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në rrjetin social Twitter, gjatë samitit dy ditor të Brukselit ku është i ftuar të marrë pjesë.

Këtë postim, Rama e ka shoqëruar me nota ironie teksa shkruan se jemi më shumë se kurrë të përkushtuar për modernizimin e vendeve dhe rajonit me frymën e evropiane.

“Ende po prisni Godonë? Ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymë të palëkundur evropiane”, ka shkruar Kryeministri Rama në Twitter.

Përpara fillimit të samitit dy ditor, nga eurodeputetët dhe komisonerë të ndryshëm u tha se BE-ja duhet të merr me seriozitet çështjen e integrimit në Union të Ballkanit Perëndimor, por paavrësisht opinioneve të tyre, liderët e Ballkanit Perëndimor nuk tregojnë optimizëm as kësaj rradhe.

Advertisement

Rama publikon fotografi me Kovaçevskin, ironizon me pritshmërinë nga BE shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy