
Ish-kandidati i koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, tha se koalicioni ku ai garonte e fitoi votën shqiptare dhe se si të tillë kanë mbledhur 23 mijë vota më shumë se koaliconi shqiptar në qeveri VLEN, informon Telegrafi.
“Jemi mbledhur sot këtu për të komentuar rezultatet që u arritën si koalicion AKI në zgjedhjet locale, ne kemi fituar votën shqiptare dhe nëse votat për këshill komunal që ka fituar AKI përballë VLEN-it, do të përktheheshin në mandatë deputetësh atëherë do të ishin 20 për ne me 15 për ta. AKI vazhdon rrugëtimin fuqishëm, ne kemi rreth 23 mijë vota më shumë se sa koalicioni shqiptar në qeveri. Në Gostivar, në Vrapçisht kemi diferencë të theksuar në epërsi, ndërsa në Saraj duket që u fitua me votat e OBRM-PDUKM-së”, tha Ramadani.
Ramadani tha se në raudin e dytë të zgjedhjeve lokale presin fitore në Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë.
“Presim fitore në Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Strugë. Këto janë betejat që do të vendosin fituesit në këto zgjedhje ndërmjet dy blloqeve shqiptare”, tha Ramadani.
Kujtojmë se sonte ASH-Taravari thirri mbledhje të kryesisë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor. /Telegrafi/