Ramiz Merko, kryetari i Komunës së Strugës, u lirua nga akuzat në rastin që lidhet me blerjen e makinës luksoze Audi me vlerë 67,000 euro. Siç thanë nga gjykata, ai u lirua nga akuza për shkak të mungesës së provave.

Gjykata zbuloi se nuk kishte prova në procesin e prokurimit publik që tregonin se Merko kishte ndërmend të abuzonte me pozicionin e tij zyrtar. Avokati i tij, Igor Petkovski, tha se vendimi tregon se nuk është kryer asnjë shkelje e ligjit në blerjen e automjeteve zyrtare, vlera totale e të cilave është 114,000 euro.

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e akuzoi Merkon për abuzim të pozicionit dhe autoritetit zyrtar. Rasti mori vëmendje shtesë pasi Merko u vendos në listën e zezë të SHBA-së për shkak të, siç u tha, indikacioneve serioze të korrupsionit dhe ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë.

Megjithatë, gjykata vlerësoi se nuk kishte baza të mjaftueshme për përgjegjësi penale në rastin specifik të prokurimit publik, kështu që Merko u lirua nga akuzat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Merko është i akuzuar edhe në disa lëndë tjera të cilat ndodhen në proces gjyqësor./Telegrafi/

The post Ramiz Merko shpallet i pafajshëm për blerjen e veturës luksoze Audi appeared first on Telegrafi.