Raporti javor: Për një javë mbi 1200 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njofton se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik për periudhën 28 Shtator – 4 Tetor, janë bërë gjithsej 9832 testime për coronavirus, që është për 1.5 % më shumë se javën e kaluar.

Ndërsa janë regjistruar 1203 raste të reja nga 31 qytete, që paraqet rritje prej 35.5% krahasuar me javën e kaluar.

Sipas raportit të ISHP, pjesa më e madhe e rasteve të regjistruar janë në Shkup – 43.1%, kurse incidencë javore më e lartë është shënuar në Berovë 192.3 në 100.000 banorë.

Përqindja e rasteve pozitive të të testuarve në këtë periudhë është 12.2% ose 3% më shumë se sa javën e kaluar.

Advertisement

Njoftohet se janë regjistruar të sëmurë nga të gjitha grupmoshat, ndërsa shumica janë mbi 60 vjec – 239 raste (ose 19.9%).

Krahasuar me javën e kaluar, rritja më e dmadhe e numrit të rasteve të reja të regjistruar shënohet tek grupmosha 20 – 29 vjec dhe 30 – 39 vjec, për 60%, respektivisht 46.1%./Telegrafi/

 

 

Advertisement

Raporti javor: Për një javë mbi 1200 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy