Rashkovski, në duart e Antikorrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit nuk ka marrë ende përgjigje nga Qeveria për rastin e ri për Dragi Rashkovskin pas kontributeve të emisionit “360 gradë” që sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë vitin e kaluar kishte krijuar softuer për shkeljet e trafikut që Ministria e Brendshme nuk e din dhe nuk planifikon të përdorë.

Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, në intervistë për radio “Evropa e Lirë”, është shprehur se pret që Qeveria ta respektojë afatin ligjor për përgjigjet e kërkuara.

Lidhur me rastin tjetër në lidhje me Rashkovskin, Ivanovska tha se marrëveshja me kompaninë italiane “Leonardo” për prokurimin e sistemit të radarëve ka mbetur e njëjtë para se ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë të përfshihej, por shton se e dyshimtë është pagesa në këste për të cilat shteti paguan norma të larta interesi.

Advertisement

 

Rashkovski, në duart e Antikorrupsionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy