Rast i ri me coronavirus në Dibër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, thotë se se në Dibër ka një rast të ri me coronavirus. Ai thotë se të gjithë personat që hynë në Dibër, prej tash, do t’ju matet temperatura për shkak se frikësohen nga një valë e dytë e virusit në qytet.

“Jemi njoftuar, jozyrtarisht, se kemi një rast të ri me Covid-19. Bëhet fjalë për një grua që është operuar, ndërsa rreth 10 në mbrëmje ka ardhur në spitalin e Dibrës, menjëherë është trajtuar me terapinë adekuate, është izoluar dhe dërguar në në Klinikën e Anesteziologjisë, ku është marrë strisho për Covid-19 dhe testimi ka rezultuar poziv”, tha Duka.

Ky pacient ka pasur kontakt me familjarët dhe ka pasur vizita në shtëpi si dhe ka kontaktuar me personelin e spitalit mbrëmë.

Dibra, sipas kryetarit Duka, tashmë është nuk është zonë e gjelbër kurse personat që kanë pasur kontakt do të dërgohen në izolim, duke përfshirë këtu edhe punonjësit mjekësor në Dibër.

Advertisement

Duka tha se policia tashmë në hyrje të qytetet dhe në dalje do t’i matet temperatura secilit./Telegrafi/

Rast i ri me coronavirus në Dibër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy