Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”: Jovanovski dhe Remenski kërkojnë largimin Ruskovskës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bojan Jovanovski, i akuzuari i parë në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski, në seancën e sotme kërkuan largimin e prokurores Vilma Ruskoska nga rasti.

Në gjyqin e sotëm, në vend që të paraqiste prova, “Boki 13” përsëri kërkoi largimin e Ruskovskës. Remenski gjithashtu iu bashkua kësaj kërkese.

Kjo kërkesë pason pasi gjykata lejoi Jovanovskin të merrte si provë të dhënat nga telefoni i tij celular, diçka që ai e kërkoi në rastin e mëparshëm “Haraçi” ku ishte dënuar në mënyrë të paligjshme.

Jovanovski tha se ai ka komunikime në celularin e tij nga aplikacione të ndryshme të cilat tregojnë se Ruskovska veproi e njëanshme.

Advertisement

Jovanovski thotë se ai kishte mesazhe në të cilat Ruskovska përdorte fjalë fyese për ish-prokuroren speciale Katica Janeva./Telegrafi/

Rasti “Lidhja Ndërkombëtare”: Jovanovski dhe Remenski kërkojnë largimin Ruskovskës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy