Rasti “Onkologjia”, Nino Vasev do të ankimojë vendimin për masa të kujdesit ndaj tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rasti “Onkologjia”, Nino Vasev do të ankimojë vendimin për masa të kujdesit ndaj tij

Ish-drejtori i Onkologjisë, Nino Vasev, do të ankohet në gjykatë për masat e sigurimit që gjykata i shqiptoi ndaj tij. Avokatja e tij, Biljana Jandrioska ka konfirmuar se do ta ankimojnë vendimin, të cilin ligjërisht kanë të drejtë ta bëjnë tre ditë pas marrjes së tij. Gjykata Penale deri tani nuk ka marrë ankesë.

Përveç se Nino Vasevit i është konfiskuar pasaporta dhe nuk është lejuar të dalë nga vendbanimi, gjykata e ka ndaluar edhe të shkojë në punë në Klinikën e Onkologjisë.

Lexo po ashtu
Prokuroria hap hetim kundër dy drejtorëve dhe tre onkologëve për rastin “Onkologjia”

Advertisement

Në hetimin e kryer nga prokuroria ndaj tij, ish-drejtorit tjetër ekonomik dhe tre mjekëve onkologë, duhet të zbulohet se ku ka përfunduar teprica e terapisë së shtrenjtë biologjike që kanë blerë në mënyrë të paligjshme dhe pa tender. Një dozë e terapisë biologjike kushton mijëra euro dhe ia përshkruanin çdo 7 ditë një pacienti që duhet ta merrte çdo 21 ditë për të krijuar tepricë të terapisë. Të tjerëve iu rekomandua një ditë para vdekjes edhe pse e dinin se nuk do të funksiononte. Me këtë abuzim kanë përfituar përfitim pasuror prej rreth 30 milionë euro.

Ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, gjatë mandatit të të cilit sipas aktakuzës drejtorët dhe mjekët e onkologjisë kanë bërë keqpërdorim të terapisë së shtrenjtë biologjike, nuk ka dashur të komentojë për veprat për të cilat fajësohet Vasev, edhe pse në pohimet në Komisionin anketues për rastin “Onkologjia” Filipçe e ka mbrojtur Vasevin./Telegrafi/

Advertisement

Rasti “Onkologjia”, Nino Vasev do të ankimojë vendimin për masa të kujdesit ndaj tij shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy