Ratifikiohet marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë për transport në Liqenin e Ohrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria përcaktoi tekstin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për transport ndërkombëtar ujor në liqenin e Ohrit.

Pritëshmërit nga ratifikimi të Marrëveshjes, sipas propozuesit, Ministrisë së Jashtme, janë pozitive, sepse marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve do të zhvillohen bazuar në parimin e lundrimit të lirë në fushën e trafikut të brendshëm ujor përmes Liqeni i Ohrit.

Marrëveshja është nënshkruar në Shkup më 14 nëntor 2022 dhe qëllimi i saj është realizimi pa probleme i projektit strategjik “Liqeni i Ohrit – lidh dy shtete me një destinacion, financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e IPA 3 – Programi i bashkëpunimit kufitar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë”./Telegrafi/

Ratifikiohet marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë për transport në Liqenin e Ohrit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy