Reagon Ambasada e SHBA-ve në Shkup pas kërkesës së prokurores Vilma Ruskovska

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ambasada e SHBA-së ka investuar në promovimin e sundimit të ligjit në Maqedoninë e Veriut dhe i mbështet përpjekjet e autoriteteve dhe gjyqësorit për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie tek institucionet dhe brenda në to”,  theksohet në reagimin e Ambasadës Amerikane në vend të dorëzuar në Televizionin Telma lidhur me kërkesën e prokurores publike Vilma Ruskovska drejtuar ambasadave të huaja dhe organizatave ndërkombëtare për rastin me drejtorin e Policisë Financiare, Arafat Muaremi .

“Duket se kjo çështje është një proces i vazhdueshëm dhe është çështje që duhet ta zgjidhin organet kompetente”, thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (PTHP PKOK), Vilma Ruskovska, u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente në vend, por edhe të gjitha institucioneve dhe ambasadave ndërkombëtare, para së gjithash Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së, “që njëherë e përgjithsmonë të kontrollohen të gjitha faktet dhe të sqarohet se kush në këtë vend lufton kundër krimit dhe kush e kryen krimin”.

Në reagimin me shkrim pas konferencës së djeshme të drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi, Ruskovska thekson se është i tmerrshëm presioni ndaj prokurorëve të PTHP PKOK nga një person i emëruar nga Qeveria, si dhe ndërhyrja në lëndën e PTHP PKOK, e cila është rreptësisht e ndaluar konform Ligjit për Prokurorinë Publike.

Advertisement

“Maqedonia nuk është as diktaturë, as monarki. Në Maqedoni nuk guxon të sundojë vullneti i disa funksionarëve aktualë apo të mëparshëm që prokurorët të mbyllin sytë para çdo krimi qoftë edhe në nivelet më të larta të pushtetit”, thekson Ruskovska në reagimin e saj.

 

Reagon Ambasada e SHBA-ve në Shkup pas kërkesës së prokurores Vilma Ruskovska shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy