Receta e Kaçamakut, ushqimi tradicional i shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kaçamaku (Begërdari) ky ushqim që në fillimet e tij është konsideruar si ushqim jo luksoz, me kalimin e viteve njerëzit filluan t’i shohin vlerat shëndetësore që ka ky ushqim andaj sot Kaçamaku shërbehet edhe në restorantet më prestigjiozë.

Kaçamak rrjedh nga fjala turke “Kaçamak” që do të thotë aventurë, është një lloj qull misri i bërë në vendet e Ballkanit dhe në Turqi. Kaçamaku është i njohur edhe si Bagërdar në Maqedoni dhe disa troje tjera shqiptare, është një ushqim i bërë me miell misri, sipas traditës shërbehet me kos dele ose kos lope. Është një ushqim i ngjashëm me Polentan italiane ose me Mamaligan rumune.

Kemi qëndruar në restorantin “Driada”, ku kemi parë prej së afërmi se si përgatitet në mënyrën më të mirë Kaçamaku.

Restorant “Driada” posedon edhe mullirin e vet, në të cilin e bluan miellin e misrit dhe të njëjtin e përdor për përgatitjen e kaçamakut.

Advertisement

Shefi i kuzhinës së restorantit “Driada” na tregoi detajisht se si është procedura për përgatitjen e Kaçamakut. Përbërësit kryesor për Kaçamakun janë mielli i misrit, gjalpi, uji, kripa dhe vaji.

Për të parë se si përgatitet kaçamaku shihni në videon më poshtë:

Receta e Kaçamakut, ushqimi tradicional i shqiptarëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy