Reforma pensionale në Maqedoni përfshinë edhe policët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kuvend bëhet harmonizimi i ligjeve të tjera me Ligjin për Sigurim Pensional dhe Ivalidor. Ky ndryshim, i cili inkuadrohet edhe në Ligjin për Punë të Brendshme, nënkupton që i punësuari në këtë dikaster nuk do të ketë më të drejtë që të kërkojë vazhdimin e marrëdhënies se punës, pas momentit kur plotëson 40 vite stazh, pavarësisht moshës së tij. Lubomir Gjurcevski, ekspert sigurie, thotë kjo do të mundësojë që në Ministrinë e Brendshme të angazhohen individ të rinj. Megjithatë, shton se kuadri që pensionohet duhet të angazhohet vazhdimisht për trajnime, sepse kanë kaluar shumë vite në atë profesion.

“Në pjesën e punonjësve të policisë, unë jam pro që të mos ketë vazhdim të angazhimit. Por gjithkund në botë, së paku njëherë në vit i thërrasin për shkëmbim eksperiencash. Pas vitit 2010, Ministria e Punëve të Brendshme përgjithësisht u reformua sa i përket moshës së të punësuarve. Tani kur Agjencia për Siguri dhe Kundërzbulim u hoq nga MPB, lind pyetja se a ka më nevojë që të ekzistojë një Ligj për Punë të Brendshme, sepse kemi dy lloj punësh, punët e policisë dhe ato administrative (qytetare)”, pohoi Lubomir Gjurcevski- ekspert.

Sipas tij, harmonizimi i këtij ligji është më shumë çështje e brendshme e Ministrisë, ndërsa thekson se për 30 vite nuk janë bërë reforma thelbësore, e të cilat, sipas tij, janë mëse të domosdoshme. Avancimi në detyrë i pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme shpeshherë, sic thotë , është penguar nga ndikimi politik.

“Unë flas për një politikë tjetër kadrovike, e cila në ministri duhet të kishte ndodhur disa vite më herët, që tani të kishim rezultate.Ata që u pranuan në vitin 2000, 2001,2002,2003, ata janë tashmë efektivë policie me eksperience punë efektive 17 vjeçare. Mirë, por disa prej tyre ende janë në pozitën si inspektorë të rinj dhe kjo për shkak të ndikimit të politikës, në vend se ata tani që ishin në poste drejtuese. Njerëz, janë në pyetje 20 vite, dhe ne nuk kemi lëvizur as majtas as djathtas në politikën kadrovike”,tha Lubomir Gjurcevski, ekspert.

Advertisement

Në Ministrinë e Brendshme, sipas tij duhet të angazhohen kryesisht kuadër i diplomuar, në kriminalistike, detektivë, polic dhe jurist dhe jo të dominojnë të diplomuar në sfera të tjera. Si shembull mori policinë financiare, ky dominojnë siç tha, ekonomistët./Alsat/

Reforma pensionale në Maqedoni përfshinë edhe policët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy