Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese nuk ka iniciuar procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 42 paragrafi 2 në pjesën “dhe jo më të vjetër se 60 vjet” të Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Gjykatat, thonë nga shërbimi i shtypit të Gjykatës Kushtetetuese. Gjykata, njoftojnë nga AIM.

Ata njoftojnë gjithashtu se është refuzuar iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së neneve 115, 116 dhe 117 të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor, me të cilët rregullohet Fondi i Solidaritetit – ndihma pas vdekjes dhe anëtarësimi.

Në të njëjtën kohë, në seancën e sotme nuk është iniciuar asnjë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Marrëveshjes Kolektive të MPB-së, e cila u kundërshtua nga Sindikata e Policisë në Maqedoni – Veles.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Refuzohen iniciativat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për gjykatat dhe Ligjin për SPI-në shkruan Telegrafi.