Refuzohet kërkesa për amnistimin e Katica Janevës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka refuzuar kërkesën për amnistimin e ish-prokurores Katica Janeva.

Nga Kabineti i Presidentit theksojnë se Komisioni për amnisti ka dhënë mendim negativ në lidhje me amnistimin e Katica Janevës.

“Presidenti e refuzoi kërkesën për falje të ish-prokurores speciale Katica Janeva. Po ashtu, Komisioni për Falje, i cili është trup këshillimor punues në Zyrën e Presidentit, ka dhënë mendim negativ për kërkesën,”, thonë nga Kabineti i presidentit.

Komisioni i Amnistisë është organ këshilldhënës i presidentit që paraqet listën e propozimeve për falje nga presidenti i vendit.

Advertisement

Kujtojmë se ish-prokurorja special u dënua me 7 vite burgim për keqpërdorimin e pozitës zyrtare në rastin “Haraçi”./Telegrafi/

Refuzohet kërkesa për amnistimin e Katica Janevës shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy