Refuzohet kërkesa për paraburgim të ri të Janakieskit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli Penal e refuzoi kërkesën e prokurores Vilma Ruskovska që ish-ministri Mile Janakieski të transferohet në burgun “Shuto Orizares”. Vendimi është marrë sot, pasi pasditen e sotme Prokuroria ka kërkuar këtë masë për Janakieskin.

“Gjykata e Apelit Shkup me aktvendim KZH 605/21 të datës 18.11.2021 të akuzuarit M.J., i ka hequr masën e arrestit shtëpiak të caktuar për rastin KOK 53/17 i njohur në opinion si “TNT” dhe ka caktuar masa kujdesi.

Prokuroria sot ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së paraburgimit në rastin e KOK 2/20 lidhur me ngjarjet e 27 prillit dhe Këshilli Penal në vendosje ka marrë parasysh vendimin e shkallës së dytë dhe po ashtu mendon se propozimi i ri nuk ofrojnë argumente të mjaftueshme që do të mbështesin vendosjen e masave më të rrepta se ato që ekzistojnë tashmë ndaj të akuzuarit. Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankim në Gjykatën e Apelit brenda 3 ditëve nga marrja e vendimit”, thonë Gjykata Penale.

Vendimi për Mile Janakieskin vjen pas kërkesës së Vilma Ruskovskës që t’i caktohet masa e paraburgimit, pesë ditë pasi Apeli e kishte liruar nga arresti shtëpiak. Prokurorja beson se ekziston frika se ai do të arratiset dhe për këtë kërkon përcaktimin e masës./Telegrafi/

Advertisement

Refuzohet kërkesa për paraburgim të ri të Janakieskit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy