Regjistrimi i popullsisë nuk do të ndikojë në të drejtat bashkësive etnike në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në intervistën për emisionin “Zona e Konfliktit”, Kryeministri Zoran Zaev foli për rezultatin e regjistrimit të ardhshëm, për të cilin ai shprehu besim se do të jetë i saktë dhe i suksesshëm dhe në asnjë mënyrë nuk ndikon në të drejtat e qytetarëve të pakicave etnike.

“Në prill, e shtymë regjistrimin në minutën e fundit me kërkesë të opozitës, e cila e vendosi atë si një kusht për të mbështetur regjistrimin. Regjistrimi do të bëhet në shtator. Ne jemi një nga vendet e pakta që nuk ka pasur një regjistrim për më shumë se 20 vjet. Të drejtat e qytetarëve tanë nuk do të varen nga regjistrimi, sepse ekziston një garanci kushtetuese që zbatohet për pakicat tona dhe të drejtat e tyre. Të gjithë kanë të drejta të barabarta dhe përgjegjësi të barabarta, për të cilat jemi jashtëzakonisht krenarë.

Projekti “Një shoqëri” është një projekt shumë i suksesshëm që mund të jetë një shembull vërtet i mirë që vjen nga Maqedonia e Veriut”, tha Zaev.

Ai theksoi se të drejtat e qytetarëve tanë të përkatësisë etnike shqiptare garantohen me Kushtetutë, ashtu siç janë të drejtat e maqedonasve ose grupeve më të vogla etnike.

Advertisement

“Të drejtat e qytetarëve tanë nuk varen nga numri, sepse të drejtat janë të garantuara me Kushtetutë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte diçka që zgjidhi problemin midis qytetarëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare. Këto ditë ne po shënojmë përvjetorin e njëzetë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje dhe tani të gjitha partitë politike po luftojnë për të drejtat civile, jo për të drejtat e komuniteteve etnike”, tha Kryeministri./Telegrafi/

Regjistrimi i popullsisë nuk do të ndikojë në të drejtat bashkësive etnike në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy