Regjistrimi nxënësve online në shkolla fillore has në probleme, gjuha shqipe nuk figuron

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë në formën “online”, siç e promovoi ministrja e Arsimit, Milla Carovska, po realizohet me shumë probleme dhe mangësi. Prindërit me të cilët bisedoi Alsat, por që nuk deshën të flasin para kamerës, thanë se mënyra elektronike e aplikimit është shumë e ndërlikuar, sidomos kur aplikacioni figuron vetëm në gjuhën maqedonase dhe jo në gjuhën shqipe.

Për të anashkaluar këto vështirësi, shumë prej prindërve kanë vendosur që regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë ta bëjnë me prezencë fizike, paraprakisht duke aplikuar për termin në adresën e shkollës. Në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Shkup këtë vit pritet të regjistrohen në klasë të parë mbi 140 filloristë.

“Interesimi I prindërve tash për tash është në nivelin e duhur, në përputhje me numrin që presim, 140 ose 150 nxënës që do të regjistrohen në shkollën tonë. Tash për tash kanë apliku, kemi dy aplikacione, kemi aplikacionin e shkollës edhe aplikacioni i cili është paraqitur nga Ministria e Arsimit, e-shërbime. Në e-shërbimet nuk kemi të paraqitur kurse në aplikacionin e shkollës kemi të paraqitur mbi 20 prindër të cilët presin terminet për ti regjistru fëmjët e tyre në shkollë- deklaroi Nezir Bekteshi, psikolog, sh.f “Hasan Prishtina”

Për shkak të protokollove për mbrojtje nga Covid 19, për çdo nxënës është lënë hapësirë prej 30 minutash për të realizuar regjistrimin. Dokumentet e kërkuara për regjistrim të fëmijëve në klasë të parë janë: kopje e certifikatës së lindjes, letërnjoftim nga prindi ose kujdestari, certifikatë për vaksinat e marra të detyrueshme për fëmijën si dhe certifikatë për ekzaminim oftalmologjik dhe dentar. Në klasën e parë të shkollës fillore, prindi ose kujdestari është i detyruar të regjistrojë fëmijën i cili do të jetë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik./Alsat/

Advertisement

Regjistrimi nxënësve online në shkolla fillore has në probleme, gjuha shqipe nuk figuron shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy