Regjistrohen 1.554 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.153 testime për coronavirus, ndërsa 1.554 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 825, Tetovë – 82, Kumanovë – 70, Kavadar – 62, Manastir – 59, Veles – 51, Prilep – 49, Gostivar – 44, Strumicë – 33, Ohër dhe Gjevgjeli – nga 32, Negotinë – 30, Koçani – 21, Shtip dhe Kërçovë – nga 20, Struga – 16, Shën Nikolla – 15, Resnja – 12, Berova dhe Vallandova – nga 10 secila, Radovishi – 9, Kriva Palanka dhe Dellçeva – 8, Vinica – 7, Kratovë – 6, Bogdanci dhe Demir Kapi – nga 5, Dibër – 4, Probishtip, Krusheva dhe Makedonski Brod – nga 2, Demir Hisar, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë – nga 1.

MSH informon se në 24 orët e fundi janë regjistruar 22 pacientë të vdekur, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 12 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 30 janar deri 6 shkurt 2022.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.843 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 282.147, prej të cilëve 261.741 janë shëruar, ndërsa 8.658 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (9 shkurt) është 11.748./Telegrafi/

Regjistrohen 1.554 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy