Regjistrohen 124 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 pacientë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.209 teste janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19.

Prej tyre 98 janë në Shkup, Kavadar 7, Prilep 6, Shtip dhe Dibër 2 dhe nga 1 në Kumanovë, Tetovë, Strumicë, Kërçovë, Strugv dhe Gjevgjeli.

Po ashtu janë shëruar edhe 543 pacientë dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.

Nga gjithsej 124 rastet e reja, 22 prej tyre janë riinfektime.

Advertisement

Kujtojmë se në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 299.766 raste të reja, ndërsa prej tyre 288.235 janë shëruar dhe 9.086 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 2.445 raste të reja./Telegrafi/

Regjistrohen 124 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 pacientë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy