Regjistrohen 127 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se prej 1.574 testimeve janë regjistruar 127 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 43 janë në Shkup, 11 në Kumanovë, 1 në Dibër, 4 Shtip, Prilep 8, Tetovë 4, Strugë 5, Veles dhe Manastir nga një rast, Ohër 4, Gostivar 10, Gjevgjeli 3, Strumicë 5, Kriva Pallanka 5, Koçani 2, Probishtip 3, Makedonski Brod 1, Pehçevë dhe Berovë nga 3, Dellçevë 7, Kratovë 1 dhe Kërçovë 2, njofton Telegrafi Maqedoni.

ISHP sot regjistroi 95 të shëruar ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën 5 persona. Prej tyre një paciente është nga Kumanova (61), pacient nga shtipi (81), një pacient nga Prilepi (53) dhe dy pacientë nga Gostivari (76 dhe 81).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 14.998, numri i të shëruarve është 12.149 dhe numri i të vdekurve është 614. Momentalisht në Maqedoni ka 2.235 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 127 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy