Regjistrohen 15 viktima dhe 46 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.487 teste, ndërsa janë regjistruar 46 raste të reja me coronavirus.

Në Shkup – 27, Kumanovë – 8, Ohër dhe Strugë nga 2, Prilep, Manastir, Koçan, Kërçovë, Dellçevë, Vinicë dhe Krushevë nga 1.

Sot janë regjistruar edhe 89 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH gjithashtu njoftojnë se janë konfirmuar 15 viktima nga coronavirusi.

Advertisement

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 154.982 raste, prej të cilëve 146.721 janë shëruar, kurse 5.280 kanë ndërruar jetë, ndërsa ka 2.981 raste aktive me coronavirus./Telegrafi/

Regjistrohen 15 viktima dhe 46 raste të reja me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy