Regjistrohen 178 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.238 teste, ndërsa janë regjistruar 178 raste të reja me COVID-19, dy persona të vdekur nga Shkupi (72 dhe 60 vjet) dhe 592 pacientë të shëruar. Të dy personat kanë ndërruar jetë në spital.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini im” janë regjistruar dy persona të vdekur, nga Manastiri (67 vjet) dhe nga Struga (65 vjet). Të dy personat kanë ndërruar jetë në shtëpi. Personat si të vdekur janë regjistruar në periudhën prej 13.07 – 23.07.2022, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 2.121.690 teste për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 329.172, numri i pacientëve të shëruar është 315.675, i të vdekurve është 9.381, ndërsa i rasteve aktive është 9.381.

Regjistrohen 178 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy