Regjistrohen 191 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën tre persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1.350 testime dhe janë regjistruar 191 raste të reja me  Covid-19.

Prej rasteve të reja 96 janë në Shkup, Kumanovë 4, Shtip 5, Prilep 13, Tetovë 15, Veles 1, Manastir 3, Kavadar 1, Gostivar 4,  Gjevgjeli 4, Strumicë 5, Kriva Pallankë 2, Radovish 2, Koçani 15, Pehçevë 1, Berovë 4, Vallandvë 2, Vinicë 5, Dellçevë 2, Sveti Nikole  2, Kërçovë 2, Resnjë 2 dhe Negotinë 1, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, sot ISHP-ja regjistroi 77 pacientë të shëruar dhe tre pacientë të vdekur, njëri nga Shkupi (81), një nga Kërçova (67) dhe pacientë tjetër nga Struga (77).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve që nga fillimi i epidemisë është 18.790, numri i të shëruave 15.341 dhe numri i të vdekurve është 756. Momentalisht në Maqedoni ka 2.693 raste aktive./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 191 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën tre persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy