Regjistrohen 2.269 raste të reja në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 7.038 teste janë regjistruar 2.269 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 1.169 janë në Shkup, Manastir 183, Kumanovë 88, Kavadar 56, Gjevgjeli 48, Ohër 44, Tetovë 43, Strumicë 35, Koçani 34, Gostivar, Veles dhe Kërçovë 33, Strugë 31, Resnjë 32, Negotinë 26, Kriva Pallankë, Radovish dhe Berovë 24, Dellçevë 19, Vallandovë 15, Demir Hisar 14, Sveti Nikole dhe Kratovë 13, Shtip dhe Krushevë 11, Makedonski Brod 9, Vinicë dhe Makedonska Kamenica 8, Pehçevë 7, Probishtip, Bogdanci dhe Dojran 5, Demir Kapi 1.

Nga MSH theksojnë se nga 2.269 raste të reja 310 janë riinfektime.

Po ashtu ka pasur edhe 1.420 të shëruar dhe 24 persona kanë humbur jetën.

Advertisement

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 247.663 raste, ndërsa prej tyre 222.306 janë shërime dhe 8.139 janë raste vdekje. Numri i rasteve aktive momentalisht është 17.218./Telegrafi/

Regjistrohen 2.269 raste të reja në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy