Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 raste të reja Covid-19, nga 773 testime të bëra.

Janë regjistruar 71 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sipas sistemit “Termini im”, në periudhën 29.04.2022 dhe 01.05.2022 janë regjistruar dy viktima me diagnozë Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 309.790, numri i të shëruarve është 299.936, numri i të vdekurve është 9.282 dhe numri i rasteve aktive është 572.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Regjistrohen 21 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.