Regjistrohen 718 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.044 testime për coronavirus, ndërsa 718 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 505, Manastir – 30, Kumanovë – 29, Prilep – 26, Kavadar – 23, Gjevgjeli – 14, Veles – 10, Gostivar dhe Strumicë – nga 8, Tetovë – 7, Shtip, Kërçovë dhe Dellçevë – nga 6, Negotinë dhe Resnjë – nga 5, Struga, Bogdanci dhe Demir Hisar – nga 4, Shën Nikolla dhe Radovishi – nga 3, Ohri, Kriva Pallanka dhe Dibra – nga 2, Koçani, Vallandova, Probishtip, Kratovë, Krushevë dhe Kamenica e Maqedonisë – nga 1.

Prej këtyre rasteve, 95 janë riinfektime.

Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar 14 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 8 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë nga periudha 12 janar 2022 deri 22 janar 2022.

Advertisement

Ndërsa ISHP ka regjistruar 1.244 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 256.996, prej të cilëve 228.736 janë shëruar, ndërsa 8.240 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (24 janar) është 20.020./Telegrafi/

Regjistrohen 718 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy