Regjistrohen 298 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.831 testime për coronavirus, ndërsa 298 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 145, Kavadar – 23, Prilep – 17, Manastir – 14, Kërçovë – 13, Shtip, Ohër dhe Strumicë – nga 9, Kumanovë dhe Resnjë – nga 8, Tetova – 6, Gjevgjelia – 5, Velesi, Koçani dhe Radovishi – nga 4, Kriva Palanka, Vinica dhe Valandova – nga 3, Dellçeva dhe Makedonska Kamenica – nga 2, Gostivari, Negotina, Shën Nikolla, Probishtipi, Kratova, Demir Hisar dhe Makedonski Brod – nga 1.

Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe katër pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 9.12.2021.

Në 24 orët e fundit si të shëruar janë regjistruar 335 pacientë.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 220.467, prej të cilëve 207.238 janë shëruar, ndërsa 7.778 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (16 dhjetor) është 5.451./Telegrafi/

Regjistrohen 298 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy