Regjistrohen 312 raste me kollën e keqe në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shkup këtë vit janë regjistruar gjithsej 312 raste të kollës së keqe, për AIM-n sot në mëngjes konfirmoi doktoresha Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik.

Në kryeqytetin e vendit vijon ende epidemia pertusis ose thënë në terma popullore kolla e mirë.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq në deklaratë për AIM-n tha se situata me kollën e keqe është duke u monitoruar edhe në Kumanovë, ku ka rritje të numrit të rasteve.

“Sa i përket pertusisit, në Kumanovë ka rritje të rasteve. Komisioni për sëmundje infektive është duke e monitoruar situatën dhe nëse ka nevojë për masa shtesë, të njëjtat do t’i rekomandojë”, theksoi Mehmedoviq.

Advertisement

Ai tha se nuk ka rritje të rasteve të regjistruara me grip apo sëmundje të ngjashme me gripin.

“Bëhet fjalë për frekuencën e zakonshme të personave të sapodetektuar, të sëmurë në këtë periudhë të vitit. Kjo nuk është diçka që duhet të na shqetësojë”, ka shtuar Mehmedoviq.

Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë dje ka shpallur epidemi të pertusisit në nivel të kësaj zone.

The post Regjistrohen 312 raste me kollën e keqe në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy