Regjistrohen 335 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.543 testime, janë regjistruar 335 raste të reja me COVID-19.

Prej rasteve të reja 179 janë në Shkup, Prilep 31, Manastir 16, Kavadar 15, Resnjë 12, Veles dhe Ohër 10, Kumanovë dhe Gjevgjeli 8, Vallandovë 7, Tetovë, Kërçovë dhe Radovish 5, Shtip 5, Negotinë 3, Gostivar, Koçani, Dellçevë, Demir Hisar dhe Krushevë 2 dhe nga 1 në Strumicë, Strugë, Sveti Nikole, Kriva Pallankë, Kratovë, Bogdanci dhe Makedonski Brod.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 515 pacientë të shëruar dhe 13 persona të tjerë kanë humbur jetën.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 221.744 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 208.724 janë shëruar dhe 7.838 persona kanë humbur jetën./Telegrafi/

Advertisement

The post Regjistrohen 335 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy