Regjistrohen 407 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.540 testime dhe janë regjistruar 407 raste të reja.

Prej rasteve të reja 187 janë në Shkup, Kavadar 35, Veles 28, Kumanovë 18, Ohër 18, Tetovë 17, Strugë 16, Dellçevë 16, Prilep 12, Demir Kapi 7, Strumicë dhe Radovish 5, Gostivar, Manastir Gjevgjeli, Kërçovë, Negotinë, Kriva Pallankë, Krushevë dhe Shtip me nga 4, Koçani, Kratova, Sveti Nikole me nga 3 dhe nga 1 rast në Dibër, Resnjë, Berovë, Vinicë dhe Demir Hisar.

ISHP sot po ashtu ka regjistruar 399 pacientë të shëruar kur 242 janë nga Shkupi. Gjithashtu kanë humbur jetën edhe shtatë pacientë, ku prej tyre dy janë nga Shkupi, dy nga Strumica, dhe nga një pacient në Tetovë, Shtip, Koçani.

Që nga fillim i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar 91.160 raste, ku prej tyre 85.520 janë shëruar dhe 2.873 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive është 7.767./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 407 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy