Regjistrohen 46 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 14 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.073 testime dhe janë regjistruar 46 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 19 janë në Shkup, 5 Radovish, Prilep dhe Kërçovë 4, Kumanovë 3, Strumicë, Manastir dhe Gositvar 2, dhe nga 1 rast në Negotinë, Ohër, Strugë, Gjevgjeli dhe Berovë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 147 pacientë të shërua dhe 14 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, tetë janë nga Shkupi, nga dy në Gostivar dhe Kërçovë dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 155.117 pacientë, ndërsa prej tyre 147.190 janë shëruar dhe 5.356 kanë humbur jetën. Momentalisht numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2.571./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 46 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 14 persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy