Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.818 teste, ndërsa janë regjistruar 631 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 102 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 910 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 6 viktima nga COVID-19. 2 persona të vdekur nga Shkupi (75 dhe 91) dhe nga një i vdekur nga Kumanova (81), Kavadari (70), Struga (81) dhe Prilepi (67).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në regjistrin “Termini Im” poashtu janë regjistruar edhe 4 viktima. Shkupi (2), Sveti Nikolla (1) dhe Radovishi (1). Të ndjerit janë 74 deri në 92 vjet. Të vdekurit janë raportuar në periudhën prej datës 15.02. deri më 21.02.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 295.712, të shëruarve 281.582, të vdekurve 8.968, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.162./Telegrafi/

The post Regjistrohen 631 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";