Regjistrohen 93 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.365 teste, ndërsa janë regjistruar 93 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 85 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH theksojnë se në 24 orët e kaluara nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 310.506, numri i të shëruarve është 300.617, numri i të vdekurve është 9.287, ndërsa numri i rasteve aktive është 602./Telegrafi/

Advertisement

Regjistrohen 93 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy