Regjistrohen gati 500 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 16 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave të ISHP-së nga 3.747 testime janë regjistruar 491 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 232 janë në Shkup, Kumanovë 41, Shtip 26, Veles 20, Manastir 19, Ohër 17, Kavadar 16, Prilep 15, Strumicë 14, Sveti Nikole dhe Kratovë 10, Koçani dhe Radovish 8, Gostivar dhe Kërçovë 7, Gjevgjeli dhe Vallandovë 6, Strugë dhe Berovë 5, Resnjë 4, Tetovë dhe Probishtip 3, Kriva Pallankë, Vinicë dhe Demir Hisar 2, dhe nga 1 rast në Negotinë, Dellçevë dhe Makedonski Brod.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar edhe 416 pacientë të shëruar dhe 16 persona kanë humbur jetën. Prej pacientëve tetë janë nga Shkupi, 3 në Kumanovë dhe nga një në Strumicë, Tetovë, Ohër, Shtip dhe Berovë.

Advertisement

Që nga fillimi i pandemisë ka pasur gjithsej 188.133 raste me coronavirus, ndërsa prej tyre 16+.116 pacientë janë shëruar dhe 6.511 kanë humbur jetën. Gjithsej në Maqedoni ka 12.486 raste aktive./Telegrafi/

Regjistrohen gati 500 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 16 persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy