Pasditen e sotme, respektivisht rreth orës 12:30 minuta janë regjistruar dridhje tërmeti në pjesën perëndimore të vendit.

Sipas autoriteteve, epiqendra e tërmetit ka qenë në Shqipëri, konkretisht 100 kilometra në jugperëndim të Shkupit, me epiqendër në rajonin e Dibrës.

Nga Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyrorë në Shkup njoftojnë se tërmeti ka qenë me intensitet prej 3,6 shkallëve sipas Rihterit, ndërkaq banorët e pjesës perëndimore të vendit tërmetin e kanë ndjerë në intensitet të 3-4 shkallëve.

Ndryshe, një seri tërmetesh janë ndjerë sot pas orës 8 në rajonin e Dibrës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Regjistrohet tërmet në Dibër shkruan Telegrafi.