Regjistrohet tërmet në Mavrovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tërmet me fuqi prej 2.8 shkallëve Rihter është regjistruar në orët e mëngjesit të sotëm në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Tërmeti është regjistruar në orën 01:20 me epiqendër në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, 65 kilometra në jugperëndim të Shkupi.

Nga Fakulteti Matematiko-Natyror në Shkup njoftojnë se tërmeti është ndjerë nga popullsia në Mavrovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë me intensitet prej tre shkallëve sipas Shkallës Makroseizmike Evropiane.

Regjistrohet tërmet në Mavrovë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy