
Instruktorët dhe regjistruesit janë urdhëruar që edhe sot të mos dalin në terren për të bërë regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive.
Regjistruesit dhe instruktorët rajonal sot janë urdhëruar që të mos dalin në terren për të zbatuar regjistrimin.
I pyetur për arsyet, pse regjistruesit janë urdhëruar të mos dalin në terren, drejtori i Entit të Statistikave, Apostol Simovski për “Alsat” deklaroi se Qeveria në konferencë për mediat duhet të dalë të japë detajet.
Edhe pse regjistrimi i popullsisë rezidente dhe amvisërive filloi më 5 shtator, në pjesën më të madhe të kohës, regjistruesit nuk kanë punuar. Për këtë autoritetet janë arsyetuar se është sulmuar sistemi dhe është re startuar.
The post Regjistruesit nuk dalin në terren! Simovski: Qeveria do të jep detaje appeared first on Telegrafi.