Rekord i ri, 51 viktima dhe 1.302 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon në 24 orët e fundit janë kryer 4.438 teste, ndërsa janë regjistruar 1.302 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 626 pacientë të shëruar nga coronavirusi,

Sot janë konfirmuar 51 viktima nga coronavirusi, 20 nga Shkupi (87, 81, 80, 80, 79, 79, 76, 73, 71, 69, 68, 68, 62, 62, 62, 60, 56, 55, 53, 51, 47), nga 5 pacientë të vdekur nga Prilepi (84, 82, 77, 72, 72) dhe Strumica (84, 81, 77, 76, 70), nga 3 pacientë të vdekur nga Kumanova (52, 52, 32) dhe Koçani (63 ) (61), (46g=), nga 2 pacientë të vdekur nga Tetova (69 dhe 55), Gostivari (83, 57), Kavadari (77 dhe 74) dhe Ohri (77 dhe 66), dhe nga një pacientë nga Manastiri (73), Negotinë ( 68), Gjevgjeli (76), Radovish (77), Dellçevë (79), Vinica (74) dhe Vallandovë (58).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 137.728, numri i pacientëve të shëruar është 111.765, numri i vdekjeve është 4.072, ndërsa numri i rasteve aktive është 21.891./Telegrafi/

Advertisement

Rekord i ri, 51 viktima dhe 1.302 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy