Reparti infektiv në spitalin e Velesit mbush kapacitetet me të infektuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në repartin infektiv në Spitalin e Velesit janë hospitalizuar 13 pacientë, prej të cilëve nëntë janë konfirmuar pozitivë dhe katër pacientë janë të dyshimtë. Në përkrahje të oksigjenit janë pesë pacientë, ndërsa gjatë 24 orëve të kaluara në këtë repart është pranuar një pacient, informoi zëdhënësja, dr. Eleonora Jovanova.

Për dallim nga Reparti infektiv, në Spitalin e përgjithshëm të Velesit, dje gjithsej janë hospitalizuar 12 pacientë, prej të cilëve nëntë janë konfirmuar pozitivë dhe tre pacientë të dyshimtë.

Në përkrahje të oksigjenit dje kanë qenë katër pacientë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të kaluara në Veles u regjistrua një i saposëmurë dhe një i shëruar, ndërsa në Veles në këtë moment ka 55 raste aktive me Kovid-19.

Advertisement

Reparti infektiv në spitalin e Velesit mbush kapacitetet me të infektuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy