Reporterët pa kufij: Vazhdon kultura e pandëshkueshmërisë në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Raporti i fundit i i “Reporterët pa kufij” është publikuar sot, ndërsa Maqedonia e Veriut ka përmirësim për dy vende në indeksin global, por përballet me kritika të shumta për kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve dhe mediumeve.

Organizata për lirinë e mediave dhe mbrojtjen e gazetarëve në botë, thotë se situata me mediumet është përkeqësuar në shumë vende në botë dhe se pandemia është përdorur për të kufizuar punën e gazetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maqedonia e Veriut nga vendi i 92, është vendosur në vendin e 90 në indeksin global, por përshkrimi për vitin 2020 është kritik, duke e vendosur RMV-në më keq se Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, por më mirë se Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria.

“Situata me mediumet përkeqësohet, përfaqësues të lartë qeveritar vazhdojnë të kërcënojnë dhe ofendojnë mediumet, ndërsa ngacmimet verbale dhe online ndaj gazetarëve janë rritur. Gjithë kjo kontribuon të përforcohet kultura e pandëshkueshmërisë”, thuhet në raportin e “Reporterë pa kufij” për lirinë e mediave në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

Në vendin e parë për lirinë e mediave për të pestin vit me radhë është Norvegjia, e ndjekur nga Finlanda, Danimarka dhe Suedia.

Ndërsa në fund të listës janë Koreja e Veriut në vendin e 179, në pas Turkmenistani dhe Kina./Telegrafi/

 

Reporterët pa kufij: Vazhdon kultura e pandëshkueshmërisë në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy