Ndërmarrja Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve magjistrale dhe rajonale njofton se qarkullimi në rrugët shtetërore është i vazhdueshëm dhe i pandërprerë në kushte dimërore në rrugë të lagështa.

“Ndalim për automjete të rënda kemi në rrugët Gostivar-Strazhë-Kërçovë, Krak Mavrovë-Mavrovë dhe Kriva Pallankë-Deve Bair. Në rrugë të caktuara rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe prerje, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve më të vogla. NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale apelon që të gjithë të ngasin me kujdes dhe të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës. Ekipet e shërbimit janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët”.

“Në ora 06:30, NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale njofton se hiqet ndalimi për automjete të rënda për rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë. Nga NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve kryesore dhe rajonale në ora 08:00 njoftojnë se hiqet ndalesa për automjete të rënda për rrugën Kriva Pallankë – Deve Bair”, tha drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angelov këtë mëngjes.

Reshjet e borës në Maqedoni, disa rrugë të ndaluara për automjetet e rënda shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";